“Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura!”, ka shkruar kështu, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pasi ka pritur në takim ministren e Jashtme të këtij shteti, Elina Valtonen.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryediplomaten finlandeze, e ka falënderuar për mbështetjen që shteti i saj i ka dhënë Kosovës, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.
Teksa në përfundim, presidentja ka bërë të ditur se kanë rënë dakord se do të vazhdojnë angazhimin për forcimin e raporteve ndërshtetërore.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.