Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së, ambasadorin, Michael Davenport.
Përmes një postimi nga Presidenca, thuhet se Osmani ka vlerësuar angazhimin e Davenport në mbështjetje për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit në Kosovë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport. Në takim, Presidentja Osmani ka vlerësuar angazhimin e ambasadorit Davenport në krye të OSBE-së në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, për të cilat Kosova po tregon progres të vazhdueshëm”, thuhet në postimin e plotë të Presidencës.
Njëherit, Osmani ka falënderuar ambasadorin për punën e deritanishme në Kosovë, teksa i ka uruar sukses në angazhimet e tij të mëtejshme.
/Reporteri.net/.