×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Sakrifica e familjes Jashari i dha udhë ëndrrës tonë të madhe për liri

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 10:07

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha se sakrifica sublime e familjes Jashari dhe ndikimi që pati ajo, bëri që bota të shihte se një popull i tërë ishte në rrezik nga agresioni serb.


    Ajo tha se komandat Adem Jashari edhe atëherë kur iu rreziku familja e jeta e tij, asnjëherë të vetme nuk e mendonte dorëzimin, kjo madje nuk ndodhi as edhe me 5 mars të vitit 1998 ku për më shumë se 30 orë familja Jashari po përballej me sulmet e vazhdueshme të policisë e ushtrisë serbe.

    “Heroizmi dhe sakrifica e kësaj familje ja shpalosi pamjet e regjimit totalitar serb. Pamjet e fëmijëve, të grave dhe pleqve u shndërruar shpejtë në thirrje globale për mbrojtjen e vlerave humane. Ngjarjet e 5-6-7 marsit i dhanë vulën solidaritet mes njerëzve”, tha Osmani.

    Osmani tha se kjo seancë dhe ky tubim duhet të shërbej jo vetëm për të kujtuar familjen Jashari, por edhe për të ripërtëri kujtesën tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!