Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi.
Osmani po merr pjesë në ngjarjen e Procesit të Bërdo Brione që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi, nga ku ka postuar një fotografi në Facebook, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Me Presidentin Begaj dhe përfaqësues shqiptarë në Mal të Zi”, ka shkruar Osmani.
Osmani është takuar edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovic, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen kroate për Kosovën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.