Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë një pjesë të deklaratave të saj në Forumin e Sigurisë GLOBSEC në Pragë ku foli gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Osmani thotë se tryeza e negociatave mes dy palëve duhet të jetë e sheshtë, e barabartë, e që sipas saj aktualisht ajo është ndryshe.
Sipas Osmanit tryeza është me kokën poshtë, dhe se lista është e gjatë për moszbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë, përkundër që Kosova siç thotë ajo negocion me të për më shumë se 12 vjet.
“Ju e dini, në një bisedë ju keni një tryezë mes dy palëve, e cila normalisht duhet të jetë e sheshtë, në kuptimin që duhet të ketë një bazë të barabartë, barazi mes dy palëve. Ajo që shohim tani, ajo që përballemi tani, është se tavolina është e gjitha me kokë poshtë. Pra, përkundër faktit se Kosova ka negociuar me Serbinë për më shumë se 12, 13 vjet, janë arritur rreth 40 marrëveshje, duke përfshirë një shumë të rëndësishme, Marrëveshjen Bazë dhe Ohrit vitin e kaluar. Dhe nëse shikoni listën e moszbatimit të detyrimeve nga Serbia, është shumë, shumë e gjatë. Do të na duhej deri nesër për ta lexuar. Dhe kjo është, e dini, është shumë e lehtë të konfirmohet”, thotë Osmani në Forumin e Sigurisë në Pragë.
“Nëse po flasim për marrëveshjen e lirisë së lëvizjes, ose për marrëveshjen për njohjen e diplomave, ose po flasim për marrëveshjen për njohjen e dokumenteve të tjera, apo kthimin e të dhënave kadastrale të cilat Serbia ka vjedhur nga Kosova në vitet e 90-ta e kështu me radhë, asnjëra nga këto marrëveshje nuk është zbatuar deri në një marrëveshje shumë të rëndësishme të vitit 2013, e cila e detyron Serbinë të shpërbëjë të gjitha strukturat e saj paralele ilegale rreth Kosovës, por në radhë të parë në veri”, shtoi tutje presidentja.
Osmani theksoi se sa i përket shpërbërjes së strukturave paralele në veri, Serbia vazhdimisht i ka forcuar ato duke i shndërruar në banda mafioze eduke shkaktuar rrezik të madh për serbët që jetojnë atje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Tani, ajo që ndodhi në këto 10 vitet e fundit është se Serbia në vend që t’i shpërbëjë ato struktura, vazhdimisht i ka forcuar ato deri në atë masë sa këto struktura ilegale janë shndërruar në banda mafioze dhe janë shndërruar në rrezikun më të madh për komunitetin serb që jeton në veri”, tha Osmani.
In negotiations, the table should be level. Right now, the table in the Kosovo-Serbia dialogue is flipped on its head.
⁰It’s about time that equality is brought back to the table. That’s the precondition to success.From yesterday’s discussion at #GLOBSEC2024 in Prague ⬇️ pic.twitter.com/KJTCtKgELb
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 1, 2024
E pyetur se çfarë janë konkretisht këto struktura të jashtme, Osmani tha se ato paguhen, emërohen dhe mbështeten nga Serbia, ndëresa përmendi edhe sulmin terrorist në shtator në Banjskë.
“Strukturat ilegale janë grupe kriminelësh që paguhen nga Serbia, emërohen nga Serbia, mbështeten politikisht nga Serbia dhe që tani pasi kanë kryer një akt agresioni ndaj Kosovës më 24 shtator, fshihen edhe nga Serbia brenda Serbisë, se ata nuk përballen me drejtësinë për aktet e agresionit, si dhe krimet e tjera që kanë kryer, si vrasjet kundër politikanëve serbë, si djegia e shtëpive dhe makinave të serbëve në veri, si kërcënimi i fëmijëve në kopshtin e fëmijëve për serbët në veriu. Pra, ata që po vuajnë më shumë nga këto banda mafioze, të paguara dhe të mbështetura nga Vuçiq në Serbi, janë në fakt serbët në veri”, tha Osmani.
/Reporteri.net/