Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar homologen e saj të Moldavisë, Maia Sandu, për postin e saj të ri, raporton gazeta online Reporteri.net.
Teksa ka shpërndarë një fotografi me të, Osmani ka shkruar se fitorja e saj është e merituar dhe një dëshmi e qëndrueshmërisë së demokracisë së popullit moldav.
“E dashura, Maia Sandu. Fitorja juaj dje është një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav. Pavarësisht përpjekjeve të pamëshirshme nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj për të prishur dhe destabilizuar procesin demokratik, vullneti i popullit ka triumfuar sërish. Mezi pres të punoj me ju ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të forcojmë lidhjen mes popujve tanë. Shumë suksese”, ka shkruar Osmani.
/Reporteri.net/.
Dear @sandumaiamd, your well-deserved victory yesterday is a powerful testament to the resilience of democracy and the strength of the Moldovan people.
Despite relentless attempts by Russia and its proxies to disrupt and destabilize the democratic process, the will of the people… pic.twitter.com/e7pFcziH8Y
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 4, 2024