Osmani: Veprimet e Policisë legjitime, suksesi i tyre varet nga koordinimi me aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Shtetit, Vjosa Osmani, ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës në veri nuk ishin akte dhune.

Sipas saj, aksioni i tyre ishte legjitim, dhe në përputhje me detyrat e tyre kushtetuese, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ky reagim i Presidentes Osmani vjen pas deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe Ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, ku thanë se fajtor për tensionet në veri është Qeveria e Kosovës.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës)”, shkroi Osmani.

“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, tha tutje. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës)

Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë.

Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!