Arjeta Shala nga Fushë Kosova është kandidatja më e re e cila i ka hyrë garës për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.


Shala sapo ka përfunduar shkollën e mesme në drejtimin Ekonomi dhe ka vendosur që t’i hyjë garës për deputete.

Vetëm 18-vjeçare, nga komuniteti ashkali, ajo po shpreson që në zgjedhjet e 6 tetorit të zgjidhet deputete, raporton KTV.

Reklamë

Shala, derisa tregon se merret me punë vullnetare në organizatat joqeveritare, thotë se arsyeja që ka vendosur të hyjë në politike ka qenë neglizhenca e shprehur nga deputetët e mëparshëm në drejtim të komuniteteve.

Tutje, Shala ka edhe një mesazh për të gjithë qytetarët.

Partia Egjiptiane Iniciativa e re Demokratike e Kosovës (IRDK), në zgjedhjet që do mbahen më 6 tetor, ka në garë 24 kandidatë për deputetë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=54&v=Q-lb4TcJYLQ