Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, përkatësisht tek “Qafa”.
Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me ç’rast shoferi i motoçikletës ka marrë lëndime dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Reporteri.net.
Siç shihet edhe në pamjet e dërguara në adresë të Reporterit, motoçikleta ka goditur nga mbrapa veturën e tipit “Mercedes” duke përfunduar pothuajse tërësisht e shkatërruar.
Policia tashmë janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin. /Reporteri.net
Shikoni pamjet:




