Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksident trafiku afër Menzës së Studentëve në kryeqytet.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Sot rreth ores 10:35 te semaforat afer Menzes se Studentëve ne Prishtinë eshte shkaktuar nje aksident trafiku me lendime te lehta trupore. Te perfshira ne aksident kane qene dy automjete. Ndihmë mjekesore nga ky aksident raportohet se kane kerkuar 2 persona dhe pasi kane marre trajtimin ne Emergjenc ne QKUK jane liruar ne shtepi.”, ka thënë Hoxha për Reporterin.