×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Arbnor Muja bëhet ‘Intelektual’

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 18:40

    Arbnor Muja pas paraqitjeve të mira te Trepça ‘89 është zyrtarizuar te skuadra kosovare, FC Drita.


    Sot në ambientet e klubit nga Anamorava, në prani të presidentit Valon Murseli është zyrtarizuar marrëveshja me lojtarin më të ri Arbnor Muja.

    Muja ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me ‘Intelektualët’.

    “Klubi jonë e falënderon presidentin e KF Trepça ‘89 z. Abedin Zeka për lejimin e lojtarit që të zhvillojë fazën përgatitore me ne, në mënyre që Arbnori të jetë i gatshëm të na ndihmojë në ndeshjet e Europës”, shkruhet në njoftimin e Dritës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!