×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Arrestohet inspektori i Ministrisë së Financave, dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

    Reporteri
    27 Qershor 2023 | 10:28

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një inspektor i Ministrisë së Financave.

    Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Sipas policisë, i dyshuari dyshohet se i ka kryer një favor një kompanie private.

    “Lidhur me rastin me datën 26.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, inspektor në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve i cili dyshohet të ketë kryer veprën e lart-cekur. Me këtë rast i dyshuari dyshohet se i ka bërë favor kompanisë ku punonte viktima”, ka thënë policia.

    Me vendim të prokurorit ,i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!