Aktori i njohur, Fatos Berisha ka reaguar pasi KESCO tha se pas një analize të bërë ka rezultuar se vetëm 7% e konsumatorëve janë prekur nga tarifat e reja të energjisë elektrike.

Berisha tha se atij për këtë muaj i ka ardhur fatura dyfish më e shtrenjtë ndonëse që dy muaj jeton në Shkup.

“KESCO bën një analizë, vetëm 7% e konsumatorëve u prekën nga tarifat e reja të energjisë.” Ndoshta unë jam ne këtë 7%, por si mund te jete kështu kur ne fakt ka me shume se 2 muaj qe jetoj ne Shkup. Dallimin e faturave shihni me poshtë:”, ka shkruar ai në “Twitter”, teksa ka bashkangjitur faturat e dy muajve të fundit.

Reklamë

Ndryshe, KESCO sot ka dalë me një deklaratë ku thotë se vetë 7% e konsumatorëve janë prekur me tarifat e reja.

LEXO MË SHUMË: https://reporteri.net/lajme/sipas-kesco-se-vetem-7-e-konsumatoreve-u-preken-nga-tarifat-e-reja-te-energjise/