Britania e Madhe është shprehur e shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës ditëve të fundit.

Në prag të takimit të nesërm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, Ambasada Britanike pret që liderët e të dy vendeve të bëjnë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, foli dje me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb, duke nënvizuar shqetësimin e Mbretërisë së Bashkuar për rritjen e tensioneve dhe gjuhën e ditëve të fundit.

Reklamë

Udhëheqësit tani kanë mundësinë dhe përgjegjësinë në bisedimet e tyre në Bruksel për të vënë qytetarët e tyre në radhë të parë, për të ndërtuar më tej në arritjet e deritanishme në Dialog dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin  e lëshuar në Twitter nga Ambasada Britanike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në prag të takimit në Bruksel.

Reklamë

Kurti tha see  ka theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.