Sipas stratistikave veturat janë njëra ndër mënyrat më të rrezikshme për të udhëtuar, dhe sipas gazetës britanike “The Indepentent” mënyra më e sigurtë për të udhëtaur është trageti.
Por, në shumë raste përdorimi i veturave është i pashmangshëm. Por, sipas një studimi pasagjerët në veturë janë më të rrezikuarit, përcjellë gazeta online reporteri.net
Hulumtimet e reja nga Instituti i Sigurimeve për Sigurinë në Autostradë (IIHS) kanë nxjerrë statistika të reja rreth sigurisë së udhëtarëve të makinave. Studimi zbuloi se, në disa skenarë, pasagjerët në ulësen e pasme janë më shumë në rrezik të lëndimit ose vdekjes sesa ata që hipin në pjesën e përparme.
Hulumtimi i IIHC vlerëson se prodhuesit e makinave kanë investuar shumë për të përmirësuar sigurinë e pasagjerëve në karrigen e parë dhe sigurinë e shoferëve, duke futur airbag rripat e sigurimit. Në anën tjetër, pasagjerët në ulëset e pasme, sipas studimit kanë marrë më pak vëmendje.
David Harkey, president i institutit tha se prodhuesit kanë bërë më shumë punë në përmirësimin e mbrojtjes për shoferët dhe pasagjerit në ulësen e parë.
“Shpresojmë që një vlerësim i ri do të nxisë progres të ngjashëm në ulëset e pasme”, tha ai.
Studimi hulumtoi 117 aksidente automobilistike në të cilat u ulën ose u plagosën rëndë pasagjerët në ulëset e pasme. Sipas krahasimeve, pasagjerët në ulëset e pasme u plagosën më rëndë sesa ata në ulëset e para.