Kandidati i PDK-së për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, Donjet Bislimi, ka takuar familjet e heronjve Enver dhe Murat Haliti. Pas tyre, Bislimi ka vazhduar fushatën në Drenasit.
“Sonte nga Luboveci dhe konaku i familjes së heronjëve Enver dhe Murat Haliti, në Gllanasell te konaku i Nikajve, e pastaj në konakun e Bajraktarëve të Drenasit.
I frymëzuar si kurrë më parë dhe shpirtin e ushqyer me ideal t’i shërbej atdheut tim përjetësisht!”, ka shkruar Bislimi në profilin e tij në Facebook.