×
  • Lajme
  • Pa kategori

    E pëson mërgimtari nga Kosova, bie në radar teksa po vozitste me shpejtësi 255 km/, i ndalohet vozitja në të gjithë Austrinë

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 9:00

    Një kosovar, banues në rrethin e Ried, ka shënuar një rekord të palavdishëm në komunën e Pram, në Austri.

    Ai bie në radarin e një patrulle të policisë austriake, teksa ishte duke vozitur makinën e tij me një shpejtësi prej 255 kilometrash në orë, njofton albinfo.at.

    Sipas raportit të policisë në Austrinë e Epërme, 20-vjeçari ishte duke lëvizur me makinë në drejtim të Wels-it në autostradën A8. Përkundër shpejtësisë së lartë, patrulla policore arriti ta ndalojë shoferin në daljen e Haag am Hausruck.

    Me vendim të menjëhershëm, kosovarit i është ndaluar vozitja në gjithë Austrinë, ndërkohë lënda i është dërguar për në gjykatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!