×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Edhe në Vushtrri fillon vaksinimi i personelit shëndetësor, Tahiri: Do ta marr vaksinën kur më vjen radha

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 13:32
    Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se ka filluar sot vaksinimi i personelit shëndetësor në këtë qytet, shkruan Reporteri.net.

    Tahiri nëpërmjet postimi në Facebook është shprehur se ishte prezent bashkë me Dr. Bujar Pllana në këtë ditë të shënuar në luftën me pandeminë e COVID-19.
    “500 vaksina janë në dispozicion për stafin e QKMF-së dhe Spitalit ‘Sheikh Zayed’. Ekipet e QKMF po administrojnë me profesionalizëm procesin. Fillimi i vaksinimit shënon fillimin e fundit të pandemisë.”
    “Ftoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë mbi moshën 65 vjeq të lajmërohen në qendrat mjekësore në lokalitetin e tyre e të regjistrohen për marrje të vaksinës. Kur të vijnë vaksinat këta qytetarë sipas radhës do të ftohen për të marrë vaksinën.
    P.S unë nuk e mora sot vaksinën, do ta marr vaksinën kur të më vie radha, tani është radha e stafit mjekësor”, shkroi Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!