Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve të bëjnë fushatë te dinjitetshme dhe të mos shkelin ligjet e kodin e mirësjelljes.


Ndërsa koalicioni i organizatave joqeveritare ”Demokracia në Veprim”, u ka kërkuar partive respektim të kodit etik, fëmijët e veturat zyrtare larg fushatës.

Por këto thirrje nuk janë respektuar qysh në ditën e parë hapëse të fushatës zgjedhore nga kandidat të ndryshëm për deputet.

Reklamë

Është kandidati për deputet i NISMA për Kosovën, Endrit Shala që nuk po respekton thirrjet e tilla.

Në tubimin hapës që partia e tij e bëri dje në Prishtinë shihet se si Shala keqpërdorë fëmijët për fushatë, shkruan Reporteri.net.

Në një foto ai shihet duke mbajtur afër një fëmijë i cili ka të veshur një bluzë me emrin e Shalës.

Kujtojmë se PZAP ka paralajmëruar se të gjithë ata që shkelin ligjet dhe kodin e mirësjelljes mund te shqiptoj gjoba deri në 50 mijë euro. /Reporteri.net/.

Reklamë