180 ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës u betuan edhe në prezencën e familjarë të tyre.
Me lule në duar, e emocione të shumta po i përshëndesin të bijtë, të cilët, që nga sot , do t’i shërbejnë vendit si Ushtar.
Nëna e njërit nga rekrutë e rinj, ndihet e lumtur që djali i saj, do ta mbrojë sovranitetin e Kosovës.
“E kanë bërë një punë shumë të madhe ndihem shumë e lumtur që djali ynë është këtu sot për Kosovën dhe familjen tonë.”, tha ajo.
Ndërsa, njëri nga prindërit, tha se djali i tij do të jetë aty ku kërkon vendi.
“Do t’i shërben sipas të gjitha rregullave të Kosovës, ku është Kosova edhe djali im do të jetë aty”, tha ai.
E për të veshur uniformën ushtarake, Betim Elshani e kishte pasur ëndërr që nga fëmijëria.
“E kam pas ëndërr që nga fëmijëra që t’i shërbej atdheut dhe kjo ëndërr më është bërë realitet në të ardhmen na presin shumë sfida, i bëjë thirrje të gjithë atyre të bëhen pjesë e forcës së sigurisë së Kosovës”, tha Elshani.
Në mesin e ushtarëve, kishte edhe femra që janë bërë pjesë e forcës së Kosovës.
“Të mos heqin dorë nga ana e tyre të mos iu mungon motivi sepse është institucioni më i besueshëm në vend.”, tha Mala.
Nuk munguan as emocionet e tyre.
Në fund u demonstrua edhe një ushtrim nga ana e tyre, me të përfunduar e gjithë ceremonia familjarët i përshëndetën edhe nga jashtë e që ishin goxha në numër të madh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.