×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gjendet e vdekur një grua në Prizren

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 15:24
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një grua është gjetur e vdekur, mesditën e sotme në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren.


    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

    Osmanollaj ka bërë të ditur se viktima ka jetuar e vetme, ndërkaq rastin për vdekjen e saj e kanë raportuar në polici fqinjët e saj.

    “Rruga ‘’Ukë Bytyqi”, sot rreth orës 12:50, është raportuar rasti, por nuk dihet koha e vdekjes, sepse viktima ka jetuar e vetme. Është e lindur në vitin 1948. Ajo ka jetuar e vetme në banesën e saj dhe pasi që një kohë nuk është parë duke lëvizur, e kanë raportuar fqinjët e saj. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ekipet e emergjencës. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi i emergjencës“. Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion”, ka deklaruar Osmanollaj.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!