×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, drejtues dy vëllezër shqiptarë

    Reporteri
    19 Qershor 2023 | 11:24

    Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë krinale e cila trafikonte lëndë narkotike në sasi të mëdha.

    Organizata drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë me banim në Fiesole, të cilët në Toskanë kishin ngritur bazën logjistike dhe qendrën e klasifikimit për ngarkesat e drogës që lëviznin drejt Italisë veriore.

    Sipas mediave italiane anëtarët e bandës përdornin makina të modifikuara posaçërisht për të transportuar fshehurazi drogën që importohej në rrugë tokësore në Itali nga Belgjika dhe Holanda.

    Hetimi antidrogë, i zhvilluar në pak më pak se dy muaj, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 7 personave, zbatimin e urdhër-arresteve ndaj 11 personave dhe sekuestrimin e 11 kg kokainë, 1 kg marijuanë dhe rreth 50 mijë euro cash.

    Fundjavën e kaluar karabinierët në përfundim të hetimeve ndaluan korrierin që po kthehej në Firence. Nën sedilen e pasme të Nissan Qashqai-t të tij, ata zbuluan një ndarje, hapja e së cilës mund të bëhej vetëm nëpërmjet një butoni që ishte fshehur nën tapetin e çatisë, në të cilën ishin fshehur dhjetë pako kokainë me peshë 10 kilogramë për një vlerë rreth 800 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!