×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gola tregon se si iu përgjigj Rrahman Jasharaj propozimit të tij

    Reporteri
    24 Shtator 2022 | 7:30

    Kyretari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gola ka treguar se si iu përgjigjë kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj propozimin e tij për grevën.

    Gola propozi që të mbahet mësimi, por të mos vlerësohen fëmijët me nota deri sa t’u plotësohen kërkesat e mësimdhënësve.

    Gola në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 deklaroi se Jasharaj e vlerësoi propozimin e tij si të kundërligjshëm.

    “E para se kjo është kundërligjshëm, mosvlerësimi, e që për mu kjo është e papranueshme. E vlerësonte se përdorimi i fëmijëve si levë të negocimi sindikal është më i pranueshëm se sa nota, për mua është po ashtu i papranueshëm”, tha ai.

    Tutje ai tha se ka është i shokuar, pasi shprehet se ka pritur një ndjeshmëri më të madhe të mësimdhënësve në raport me fëmijët.

    “Ka një barrikadim. Jam i shokum. Kom prit një ndjeshmëri më të madhe prej mësimdhënësve në raport me fëmijët. Ndoshta pikënisja është e gabuar, por ndoshta edhe duhet me kuptu pozicionin që ata janë, ata mendojnë se spo mundemi me i kuptu saktësisht”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!