Kandidati për president nga radhët e AAK’së Ramush Haradinaj tha se i pari i VV’së nuk ka përgjigje konkrete për të rinjët e këtij vendi.


Haradinaj në televizion publik e ka përmendur edhe vizitën e Kurtit që së fundit e ka bërë tek varri i presidentit Rugova, ku siç thotë ai “Nëse e kisha sha Rugovën 20 vjet unë nuk kisha mujt më i shku të varri”

“Nuk e shohim që kanë me iu përgjigjë kërkesave të qytetarëve, duhet me çu sinjale të mirë me eufori të gëzimit, duhet me pas kujdes në pjesën e ekonomisë. Nëse e kisha sha Rugovën 20 vjet unë nuk kisha mujt më i shku të varri. Nuk i dëgjoj të VV si kanë me ndalë rënien ekonomike, si kanë me ia kriju një jetë të dinjitetshme të rinjve nga VV”, tha Haradinaj.

 

Reklamë