Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Vushtrri u tentua të zhbëhej qenia shqiptare.


Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj tha se 22 vjet më parë, dhjetëra u vranë e u masakruan e shumë të tjerë shpëtuan me plagë, të cilat i shëroi koha.

“Njëzetedy vjet më parë, dhjetëra u vranë e u masakruan e shumë të tjerë shpëtuan me plagë, të cilat i shëroi koha. Por, plagët e shpirtit, kujtimi për ata që na i rrëmbyen, jetojnë përgjithmonë”.

Reklamë

“E vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën tonë për të vërtetën”, shkroi Haradinaj.