Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot ka takuar gratë e Mitrovicës duke iu ritheksuar përkushtimin për fuqizimin e gruas në çdo fushë, vendimmarrje dhe çdo lëmi që gruan e bën të barabartë me burrin.


Hoxha në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se gjasat dhe mundësitë e barabarta janë vlerë e shtetit demokratik.

“Takimi me gratë e Mitrovicës ishte rast të ritheksoja përkushtimin tim për fuqizimin e gruas në çdo fushë, vendimmarrje dhe çdo lëmi tjetër që e bën të barabartë me burrin. Gjasat dhe mundësitë e barabarta janë vlerë e shtetit demokratik. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!#PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27“, ka shkruar ajo.

Reklamë