Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet isufi, njëherësh edhe kandidat për deputet këtë proces zgjedhor e cilëson si një proces më të veçantë.


Isufi ka shkruar në Facebook se këtë proces zgjedhor e cilëson si një proces më të veçantë për shkak se nuk ka të bëjë thjesht me Kuvendin dhe qeverinë, por ka të bëjë edhe me zgjedhjen e Presidentit.

‘Duke votuar Aleancën me numër 135, ju keni votuar për sigurinë e Kosovës, për forcën që i duhet vendit, për një president i cili në të gjitha etapat e historisë ka dëshmuar se përnjëmend e do Kosovën, i do qytetarët dhe mendon për brezin e ri’, shkroi nënkryetari i AAK-së në Facebook.

Reklamë