Neymar ishte njëri nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të verës, por që braziliani në fund mbeti pjesë e PSG-së edhe për edicionin e ri
Dëshira e brazilianit ishte që të rikthehej te Barça, por për të kishte edhe oferta tjera nga klubet të ndryshme, shkruan Reporteri.net
Juventusi kishte ofruar 100 milionë euro dhe Paolo Dybalan, por parisienët kishin refuzuar ofertën e kampionit të Serie A.
Ndryshe, Dybala ishte afër largimit nga Juventusi këtë verë, pasi për të ishin të interesuar edhe Manchester United dhe Tottenham, por që në fund argjentinasi mbeti në Torino./Reporteri.net/