×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kabashi për takimin e Merkel me Kurtin: Gjermania ka treguar fuqi në Kosovë vetëm për të penguar marrëveshjen për shkëmbim të territoreve

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 23:27

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi i ka komentuar takimet e sotme në Tiranë me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe përplasjen e dy kryeministrave shqiptarë, Edi Rama e Albin Kurti.


    Ai në emisionin Politiko të Kanal 10, ka folur edhe për rolin e Gjermanisë në rajon.

    Sipas tij marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë kurrë nuk kanë qenë më të këqija.

    “Kjo është që na intrigon neve shqiptarëve më së shumti, d.m.th raportet Kosovë-Shqipëri që fatkeqësisht nuk o kemi të mira, nuk i kemi në koordinim. Janë më të këqijat që i kanë pasur ndonjëherë dy qeveritë tona. Sot kryeministri Rama duke e arsyetuar Ballkanin e hapur dhe duke e kritikuar Kosovën pse po e pengon këtë nismë e përmendi lëvizjen e lirë të njerëzve që nuk ka qenë asnjëherë problem mes Kosovës dhe Shqipërisë përveç tani në kohë pandemie dhe nuk ka të bëjë me situatat e zakonshme ku qytetarët e dyjave vendeve e kalojnë kufirin vetëm me letërnjoftim dhe nuk është problem i madh ky. Problemi lëvizjes është rampa matanë kufirit. Kosova e Shqipëria kanë shumë probleme si në ekonomi, kulturë. Duhet të lidhem te rëndësia e peshës së vizitës së Merkel në Ballkan pse ka ndodhur vetëm në Tiranë dhe Beograd. Është e pamohueshme se këto janë dy qendrat më të mëdha”, tha Kabashi.

    Ai tha se Merkel e zgjodhi Tiranën meqë është I I vetmi në rajon që nuk ka probleme me pesë shtetet5 e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    “Pse në Tiranë I ka mbledhë të gjithë sepse Tirana nuk e ka asnjë problem me asnjë vend të Ballkanit, dhe kjo është një përparësi e Shqipërisë. Duke qenë në këtë pozitë asaj duket se po i pengojnë për zhvillim. Shqipëria nuk do ta ketë as Kosovën pengesë në këtë rrugë”, shtoi ai, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Kabashit, Shqipërisë i intereson lëvizja dhe tregtia e lirë meqë është përfituese e madhe sidomos në fushën e turizmit.

    “Tregtia e lirë është gjithandej si ekzistoi Ballkani I hapur si jo. Unë mendoj që në këtë rast më shumë fiton Shqipëria dhe kjo u dëshmua duke marrë qindra mijëra turistë nga Serbia. Rama e ka qëllim të bëhet qëndra turistike e rajonit”, vlerësoi Kabashi.

    Duke folur për rolin e Gjermanisë në rajonin tonë, Kabashi tha se ky vend ka pasur ndikim të vogël e sidomos në Kosovë.

    “Roli i Gjermanisë në rajon ka qenë tepër i vogël. Gjermani për një kohë të gjatë nuk ka pasur raporte të mira me Kosovën. E dimë raportet e z.Tahci kanë qenë të ftohura. Fuqia e Gjermanisë në rajon nuk ka pasur fare, Gjermania nuk ka mundur ta shtyjë liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjermania cka ka bërë ën rajon është se e ka penguar një amrrëveshje të sponsorizuar nga SHBA për shkëmbimin e territoreve. Dikush e sheh si veprim të mirë. Unë jam në kampin tjetër, por mendoj se i ka bërë dëm Kosovës.”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!