Gazetari Vehbi Kajtazi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se nuk e kupton kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin që mund të bashkëpunojë me një njeri siç është Isa Mustafa të cilin e ka quajtur njeri të korruptuar.
Këtë pyetje Kajtazi ia ka bërë kryetarit të PSD i cili tha se nuk e përjashton një koalicion të mundshëm me LDK pas zgjedhjeve.
Ahmeti pas marrjes së mandatit si kryetar i Prishtinës Shpend Ahmeti ka dorëzuar në prokurori afër 90 dosje për qeverisjen e Mustafës gjatë kohës sa udhëhiqte Prishtinën.
Sipas kryetarit të PSD Qeveria e ardhshme duhet të jetë e një spektri të gjerë politik ku edhe PSD do të ishte pjesë e kësaj Qeverie.