×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti flet për marrëveshjen “sekrete” të Thaçit me NATO-n: Një e keqe e madhe që s’mund ta rregullojmë me një takim

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 11:09

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me 20 shkurt të vitit 2020 e publikoi një letër ku pretendon se Hashim Thaçi tash President i Kosovës, në vitin 2013 në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, ka bërë marrëveshje sekrete me NATO-on, që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk do të hyjë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.


    Kjo çështje është bërë temë debati sot në Kuvendin e Kosovës ku deputeti i PDK-së, Fadil Nura, e ka pyetur Kurtin për këtë marrëveshje, se nëse e përkrahë apo jo.

    “Nuk e kam akuzuar sekretarin e NATO-s për shkëmbim të letrave dhe s’mund të kërkoj llogari prej tij, kam akuzuar titullarin e atëhershëm. Është një problematikë që i ka rrënjët 8 vite më parë, nuk mund të rregullohet përmes një takimi në selinë e NATO-s. Ç’ështjen e kam adresuar në Prokurori dhe i mbetet për trajtim. Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Kosovës do të vijnë duke u thelluar, nuk keni pse brengoseni”, tha Kurti para deputetëve, shkruan Reporteri.net.

    Deputeti i PDK-së, Nura më tej e ka pyetur Kurtin nëse e mbështet apo jo marrëveshjen në fjalë.

    “Marrëveshja është e dëmshme, dhe është një fakt që e kemi trashëguar si shumë fakte të mëparshme, por nuk mund ta rregulloj një keqe te madhe me një takim”, deklaroi Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!