Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për krizën energjetike që e ka përfshirë Kosovën.
Kurti ka thënë se kjo krizë sado që është shkaktuar nga faktorë të jashtëm, është pasojë edhe e qeverisjeve të kaluara, që siç ka thënë ai, me keqqeverisje e kanë lënë vendin në këtë situatë, shkruan Reporteri.net.
“Në kohën që po e mbajmë këtë mbledhje po përballemi me një krizë energjetike e shkaktuar sado nga faktor të jashtëm edhe nga ata që nuk kishin vizion për të ardhmen. Unë e kuptoj frustrimin e secilit qytetar, edhe unë jam por le të jetë rikujtim për ata njerëz që qeverisën për dekada e që e lanë vendin në këtë gjendje, ata nuk kishin se si e linin ndryshe pos në këtë gjendje, në terr. Qeveria që keni zgjedhur ka punuar me përulje e përkushtim në përmbushjen e premtimeve. Ekonomia jonë është kthyer përditë e më shumë drejt zhvillimit, kemi kaluar buxhetin më të madh ndonjëherë”, u shpreh Kurti ndër të tjera. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.