Pal Lekaj, ministri në largim i Infrastrukturës dhe kandidati për deputet nga AAK, ka thënë se “Deçani dhe Juniku veçse qeverisen nga 100% Kosovë”.
“Prandaj, qytetarët e kësaj do të votojnë për jetësimin e këtij programi edhe në nivel vendi”, ka thënë Lekaj.
“Dukagjini, me në krye familjen Haradinaj, sakrifikoi për lirinë e vendit, ndërsa tash është koha të rreshtohen përsëri krah kryeministrit Haradinaj, i cili edhe 20 vjet pas çlirimit e mbrojti e do të vazhdoj ta mbroj shtetin e Kosovës nga ndarja e të këqijat tjera që i kanosen”, ka thënë Lekaj.
“Të gjithë në Deçan e Junik e kanë në mendje 119, numrin e koalicionit fitues AAK – PSD. Numri im është 7”, ka thënë Lekaj.



