Koordinatori i Qendrës të vaksinimit Niman Bardhi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se edhe gjatë së hënës ka vazhduar vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeçare, me vaksinën antiCOVID.


Ai më tej ka bërë të ditur se të gjithë mjekët e vaksinuar në Kukës do të marrin dozën e dytë që nga e hëna.

“Siç e shihni edhe sot po vazhdon vaksinimi i të moshuarve nga mosha 65 vjeç e mbi, ku deri më tani janë vaksinuar  mbi 200 persona ndërsa nëse flasim në nivel vendi kemi mbi 57 mijë re vaksinuar”.

Reklamë

“Ajo që vlen te ceket është që nga ora 12:30 e tutje i gjithë personeli shëndetësor që kanë marrë vaksinën apo dozën e parë në Kukës do të marrin dozën e dytë sot në sallën ‘1 Tetori” dhe që kanë të ndarë kohën e tyre sipas emrit dhe mbiemrit ku nga 300 profesionistët presim që t’i kryejmë me rregull”, tha Bardhi.