×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Më shumë se një muaj nga festa e 28 nëntorit, flamujt kombëtarë ende nuk janë hequr nga rrugët e Prishtinës

    Reporteri
    08 Janar 2022 | 16:05

    Flamujt kombëtar të vendosur për nder të 28 nëntorit vazhdojnë të jenë prezentë në rrugët e Prishtinës.

    Në disa foto që kanë ardhur në adresë të Gazetës Online “Reporteri.net” shihet se komuna ende nuk i ka larguar këta flamuj edhe pas më shumë se një muaji nga festa e 28 nëntorit.

    Në prag të 28 nëntorit, Komuna e Prishtinës kishte vendosur flamujt kombëtarë në rrugët kryesore të kryeqytetit.

    Ndonëse nuk bën pjesë në festat zyrtare, 28 nëntori festohet edhe në Kosovë dhe institucionet shtetërore e kanë ditë pushimi.

    Festa e 28 nëntorit është e përfshirë te Ditët Memoriale, nën emërtimin “Dita e Shqiptarëve”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!