Gjatë mbledhjes së vendeve nënshkruese të CEFTA-së, në qytetin e Vlorës në Shqipëri, Kosova ka kundërshtuar ashpër Serbinë kur kjo e fundit ju ka referuar Kosovës me termin “Kosova dhe Metohija”.
Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë Arbëreshë Krasniqi, që ka përfaqësuar Republikën e Kosovës, ka argumentuar dhe ka kundërshtuar Serbinë, duke kërkuar që të mos ndodhë më diçka e tillë, shkruan Reporteri.net
Mediat serbe shkruajnë se delegacioni i Kosovës ka gjuajtur me shishe shefin e delegacionit serb Ivan Markoviq.
Pas kësaj thuhet se takimi është ndërprere, shkruan Tanjugu serb.
Siç raporton Tanjugu, kreu i delegacionit nga Prishtina me këtë rast filloi, sipas Markoviç, të hartojë deklarata politike, duke provokuar, duke përmendur se Serbia paraqet pengesa të panevojshme për “shtetin e Kosovës” dhe kështu dëmton zhvillimin dhe tregtinë e tyre.
Markoviq ka thënë se është gjuajtur me një shishe plastike uji e cila ka qenë e mbushur deri në gjysmë. Sipas tij shishja ka fluturuar para kokës së përfaqësuesit të Moldavsë para se ta godiste atë.