Një person ka mbetur i plagosur sot pasdite në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti, duke thënë se viktima tani ndodhet në spital duke u trajtuar.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Azem Bejta’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur në një person të plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”.

Reklamë

“Aktualisht nga njësitet policore është duke u bere ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net/.