×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Policia arreston personin që hyri në emër të dikujt tjetër në testin për patent-shofer

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 20:06

    Një person është arrestuar si i dyshuar për mashtrim sot rreth orës 14:00, nga zyrtarët e stacionit policor Jugu në Prishtinë.


    Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patentë shofer.

    Personi i dyshuar: E.H. mashkull, 20 vjeç, dyshohet se ka mashtruar duke u paraqitë në sallë për test, në emër të dikujt tjetër.

    Lidhur me këtë rast policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!