×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Policia paralajmëron vozitësit: Vazhdon kontrolli i rrugëve me dron

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 16:48

    Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e policisë në Gjilan, kabë njoftuar se edhe sot kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dronëve me qëllim të preventimit të aksidenteve të trafikut.


    “Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojn vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Të gjithë ata që hasen në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore”, përfundon njoftimi i tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!