Boksieri shqiptar, Florian Marku, rikthehet sonte në ring për të mbrojtur titullin e kampionit në IBF.

Ai do të përballet me Jorick Luisttos, në meçin që pritet të filloj rreth orës 21:30 – 22:00.

Para këtij meçi boksieri nga Lushnja ka postuar një fotografi në instagram, ku ka treguar se meçi pritet të fillojë në çdo moment.

Reklamë

Marku ka nëntë fitore e një barazim deri më tani, ndërsa rivali i tij, Luisetto ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me nokaut dhe ka humbur 2.

Meçi mes Markut dhe Luisttos do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën Tring, saktësisht në kanalin Tring Sport 2