×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Prokuroria: Vëllai i Astrit Ademajt dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes, nesër del para gjykatës

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 19:37

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë në Pejë, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, të dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.


    Nikçi ka thënë se personi i cili është përfshirë në vrasjen e mbrëmshme, do të dalë nesër para gjykatësit.

    “Njëri nga të plagosurit është ndaluar, kurse prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit për 48 orë, nesër do të del para gjykatësit. Po bëhen hetime intensive, janë sekuestruar dy armë, po ashtu gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Nikçi tha se personi i cili po mbahet në paraburgim është i dyshuar për vrasje, teksa shtoi se kanë intervistuar edhe persona tjerë lidhur me rastin.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 20:00, në afërsi të një lokali të shkolla Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!