Qeveria e Kosovës, është sqaruar lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike. Rritja e energjisë elektrike do të nisë në muajin shkurt 2022, dhe qeveria ka premtuar 75 milionë euro subvencionime, shkruan Reporteri.net.
Ka publikuar siç thotë ajo, keqinformatat dhe faktet që duhet ditur rreth kësaj.
“Të gjithë qytetarëve, edhe atyre që konsumojnë mbi 600 kWh, do t’u subvencionohet 600 kWh i parë. Tarifës së re i nënshtrohet energjia e konsumuar mbi 600 kWh, e cila tarifë po ashtu do të jetë e subvencionuar nga Qeveria”, thuhet në reagim.
Këtë e ka dhënë si fakt, derisa thotë se ishte keqinformatë që “qytetarët që konsumojnë mbi 600 kWh nuk do të përfitojnë nga subvencionimi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.