Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Arllat të komunës së Drenasit dje me datë 26.03.2022 rreth orës 07:29 është raportuar një rast se viktimës mashkull i është vjedhur vetura e parkuar në oborrin e tij, transmeton Reporteri.net.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, kurse rasti po vazhdon të hetohet

Njoftimi i plotë i PK-së:

Reklamë

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur, i kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”