Koalicioni politik i serbëve të Kosovës “Liria”,  ka hapur fushatën zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.


Anëtarët e këtij koalicioni kanë vendosur që hapjen e fushatës ta bëjnë para selisë ku u vra politikani serb Oliver Ivanovq, shkruan portali KoSSev, transmeton Reporteri.net.

Nga aty anëtarja e këtij koalicioni Rada Trajkoviq ka thënë se shtëpia e Ivanoviqit do të bëhet qendër memoriale, ku do të mblidhen të rinjtë. Përkundër kërkesës së familjes që emri i Oliver Ivanoviqit të mos përdoret gjatë fushatës zgjedhore, Trajkoviq ka thënë se vrasja e tij duhet të zbardhet sa më shpejt.

Reklamë

“Të vrasësh dikë, vetëm pse flet është një krim i madh. Zvarritja e hetimeve përbën gjithashtu krim, por mbrojtja e një krimineli është një krim mbi krimin, dhe unë mendoj se ata që dyshohen për vrasjen e Ivanoviqit kanë fatkeqësisht edhe mbështetjen dhe mbrojtje edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë ndër të tjera Trajkoviq.

Vizita  e saj u shoqërua nga ekipe të mediave dhe vëzhgues nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së. Si zakonisht, në vendngjarje kishte një patrullë policie. Para ardhjes së Trajkoviqit, u vërejtën një numër automjetesh të anëtarëve të Listës Serbe. Lokalet e kësaj partie janë të vendosura afër shtëpisë ku jetonte Oliver Ivanoviq. /Reporteri.net

https://www.facebook.com/kossevportal/videos/597063424481864/