Suksesi i Ballkanit të Hapur varet nga e ardhmja ekonomike e anëtarëve të saj, u shpreh presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në samitin e liderëve të kësaj iniciative në Beograd, raportoi “Danas”, transmeton gazeta online “Reporteri.net”.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se mesazhi i qartë i Ballkanit të Hapur është se në rend të parë zgjedhja është paqja.
Rama tha se iniciativa rajonale nuk ka më nevojë të arsyetojë ekzistencën e saj, por se sukseset e saj flasin vet.
Ballkani është po aq i rëndësishëm për Evropën, sa Evropa për Ballkanin, konstatoi kryeministri Rama.
Përveç suksesit ekonomik, inicitiva e Open Balkan, Vuçiç tha se varet edhe sesa do të fuqizohet paqja dhe stabiliteti përmes saj.
“Deri më sot asnjëherë s’ka pasur më shumë energji të përqendruar në suksesin e këtij projekti”, tha ai.
Samiti po kryesohet nga kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të pranishëm janë edhe ministri i jashtëm hungarez, Peter Sijarto dhe homologu i tij turk Mevlut Cavusoglu.
Hapja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian i kontribuon suksesi të Ballkanit të Hapur, tha Vuçiç.
Vendosja e “korridorit të gjelbër” për qarkullim të produkteve, presidenti serb tha se i ka kontribuuar shkëmbimin tregtar të mallrave për 17%.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedoninë e Veriut, ai tha se “janë një pikë historike”, derisa tha se dëshiron që edhe vende tjera të rajonit t’u bashkohen.
Edi Rama tha se pa Ballkanin e Hapur nuk do të kishte qen ëe mundur që të arrihet marrëveshja për sigurinë ushqimore, përkatësisht pa mbledhjen e forcave të vendeve pjesëmarrëse, “në një kohë kur siguria energjetike është bërë dramatike në nivel botëror”.
Mjafton vetëm të shihni shifrat e shtatë muajve të fundit, tha Rama, për të kuptuar se sa është rritur shkëmbimi tregtar mes vendeve.
Madje, kjo, tha ai, shërben “mjaftueshëm për të kuptuar se sa shumë kohë kemi humbur dhe se sa i madh është potenciali”.
“Ballkani i Hapur nuk kërkon më justfikime për ekzistencën e saj, nuk ka më nevojë t’i shpjegojmë dikujt se pse e kemi nisur këtë iniciativë, ajo flet vet. Ata që duan të dëgjojnë mund të dëgjojnë, ata që duan të shohin mund ta shohin, ata që kanë vizion për të ardhmen do të na kuptojnë”, tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai shtoi se ftesa për t’iu bashkuar kësaj nisme do t’u dërgohet edhe partnerëve të tjerë dhe se vendet e BE-së “nuk duhet të jenë xhelozë për ne”.
“Është shumë e rëndësishme që me ne të jetë ambasadori amerikan, i cili do të jetë në çdo samit dhe kjo do të thotë se jemi të sigurt se nuk do të ketë keqkuptime”, tha Rama.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha sot në Beograd në nismën e Samitit të Ballkanit të Hapur se është mirë të shohësh se në një kohë kur lufta është ndezur në Evropë, njerëzit janë ulur në të njëjtën tryezë dhe diskutojnë çështje të rëndësishme e jetike për qytetarët e rajonit.
Ai tha se ishte mirë të shihje përfaqësues të NATO-s, BE-së dhe ministra dhe njerëz nga biznesi, duke theksuar se Ballkani Perëndimor përmes nismës Ballkani i Hapur ka nevojë për një politikë të re dhe progresive.
“Ne kemi provuar mure, luftëra, fatkeqësi të humanizuara, grindje, konflikte dhe akuza, e vetmja gjë që nuk kemi provuar është të bashkëpunojmë dhe është koha të zgjedhim paqen dhe përparimin dhe të kuptojmë se fleksibilitet më i madh i kufijve nuk do të thotë ndryshim i tyre por mundësia për pajtim, biznes dhe progres dhe mobilitet dhe futjen e një fryme të re në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Abazoviç.