Në 24 orët e fundit, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ishin bërë 806 testime.

Ndërkaq, asnjë rast i vdekjes nuk u shënua gjatë 24 orëve të fundit, derisa janë dhënë gjithsejt 64 doza të vaksinës kundër infektimit me virus.

Reklamë