Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrustem Musa, ka falënderuar përkrahësit e tij për mbështetjen dhe angazhimin në fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Tutja Musa ka ftuar qytetarët ta votojnë PDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Zotohem që si deputet do të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim dhe do t’i përfaqësoj denjësisht në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar në faqen e tij në Facebook, Musa.