Pas më shumë se 4 vitesh nga vrasja e Agonis Tetajt, këtij procesi gjyqësor po i vjen fundi.

Sot pritet të shpallet aktgjykimi për rastin ku Shaban Gogaj akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt.

Siç raportohet në media në seancë është parë edhe avokati Besnik Berisha, i cili ishte përjashtuar nga ky rast.

Reklamë

Agonis Tetaj ishte vrarë në lokalin “Gogaj Ag” në Deçan, ku ai ishte punëtor.

Për vrasjen e tij po ngarkohet djali i pronarit të kompanisë, Shaban Gogaj.