Pas sulmeve në tri baza ajrore amerikane në Irak, telvizioni shtetëror iranian raporton se të paktën 80 amerikanë janë vrarë gjatë sulmeve në dy prej këtyre bazave.
Referuar një burimi në Gardën Revolucionare, Irani ka deklaruar se ka 100 objektiva të tjerë në rajon nëse Uashingtoni kërkon hakmarrje, raporton Reuters, transmeton Reporteri.net.
Televizioni pretendon se presidenti amerikan po përpiqet të minimizojë dëmet nga sulmet raketore të Iranit ndaj objektivave amerikane në Irak me anë të postimeve të tij në Twitter se “gjithçka është në rregull”.
Helikopterët amerikanë dhe pajisjet ushtarake thuhet gjithashtu se janë “dëmtuar shumë” por asnjë raketë iraniane.
Trump pas sulmeve shkroi në Twitter se gjithçka është në rregull, ndërsa rrjetet televizive amerikane thanë se nuk ka viktima amerikane në sulm. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.