Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka marrë pjesë sot në fushatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë dhe Partisë Socialdemokrate në Prishtinë. Krasniqi, i cili jeton në SHBA, duket se po përkrah PSD-në e Shpend Ahmetit dhe AAK-në.


Përkrahjen e Krasniqit e ka cilësuar konfirmim për rrugën e drejtë të koalicionit AAK-PSD, sekretari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se Krasniqi gjithmonë është rreshtuar përkrah atyre që e kanë mbrojtur Kosovën.

Reklamë

“Miku im Florin Krasniqi, që përherë është rreshtuar përkrah atyre që e kanë mbrojtur Kosovën, me ardhjen e tij na e konfirmoi që jemi në rrugë të drejtë dhe të reshtuar mirë. 100% për Kosovën bashkë me njerëzit që dhanë shumë për të”, ka shkruar Molliqaj në Facebook të enjten.